Një shofer autobusi ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi dyshohet si shkaktar I vdekjes së një gruaje 47-vjeçe . Sipas asaj që informoi policia e Elbasanit rezulton se shtetasi I identifikuar si Dritan Pasha  49 vjeç, banues në Elbasan, në fshatin Tregan të bashkisë së  Elbasanit, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan. Fatkeqësisht gruaja nuk mundi që ti mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë disa orë më pas në spitalin rajonal të Elbasanit .Sipas burimeve në automjet ndodheshin rreth 15 persona të cilët me dëshmitë e tyre do të ndihmojnë në zbardhjen e plote të ngjarjes e cila fatkeqësisht u mbull me një humbje jete.

EGNATIA NEWS