Një avion i Delta Airlines bëri ulje të detyruar në New Mexico vetëm për shkak të një pasagjeri, i cili u përpoq të sulmonte pilotin në mes të fluturimit.
Burri nisi të ulërinte : “Duhet ta ndalosh këtë avion”, dhe shkelmoi derën e kabinës së pilotit. Disa pasagjerë të tjerë ndërhynë menjëherë dhe e mbërthyen personin, pa e ditur sesa i rrezikshëm mund të ishte vërtet ai. Njëri prej tyre përdori rripin e mesit për të lidhur burrin e dhunshëm.
“U treguan vërtet trima”, thuhet në shtypin britanik. Fatmirësisht, askush nuk mbeti i lënduar nga incidenti, por paniku që ai shkaktoi në bordin e avionit, ishte i madh.
Me të zbritur në tokë, burrin e prisnin agjentët e policisë që i vendosën prangat.
“Nuk e dimë nëse nëse qëllimi i tij ishte të rrëmbente avionin, por për çdo rast, nuk qe i suksesshëm. Avioni pati një ulje te mirë, dhe pasagjerët u larguan që andej pa probleme, ndërsa i dyshuari tashmë është në duart e policisë”, tha Delta Airlines në një deklaratë të lëshuar pas incidentit.