Mbi 90 milionë qytetarë evropianë kanë marrë të dyja dozat e vaksinave. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinand.
Nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, ajo e cilëson këtë hap si “përparim të qëndrueshëm”.
“Përparim i qëndrueshëm! Deri më tani, 90 milion të rritur në BE janë vaksinuar plotësisht, ose rreth një e katërta e popullsisë së rritur të BE”, shkruan Spinand.
Sipas grafikut të postuar nga Spinand, deri më 7 qershor, 328.6 milionë doza të vaksinave të llojeve të ndryshme janë në dispozicion të BE, ndërsa deri më tani, janë shpërndarë plot 270 milionë doza.
Një lajm i mirë ditët e fundit është fakti që disa vende kanë dhënë dritën jeshile për vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, ato janë: Franca, Hungaria, Gjermania, Zvicra, San Marino, Lituania, Italia, Austria, Polonia.