Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet e 13 qershorit të cilat zhvillohen brenda Partisë Demokratike për kreun e PD, gazetari Blendi Fevziu nga studio e “Të Paekspozuarit” i ka identifikuar si zgjedhje të paracaktuara.
Sipas tij kjo nuk ka lidhje me kandidatët pjesëmarrës në garë, por sic ai thekson kur kreu aktual i partisë vendoset në garë në parim del dhe fitues.
“Kam ndjekur aq sa mund të ndiqet në media ecurinë për zgjedhjet brenda PD. Ka një garë pasi janë kandidatë real dhe jo fake, është një lloj gare, por është një garë e paracaktuar. Kjo sepse zgjedhjet janë zhvilluar si një rutinë normale ku kreu i PD kërkon një rikandidim.
Kur kreu i PD është në garë në parim është fitues. Nuk ka asnjë rast ku kreu i partisë të jetë mundur, në 31 vite nuk ka asnjë rast që krytari të jetë sfiduar në detyrë. Do ishte ndryshe nëse Basha do merrte përgjegjësi për humbjen, ose nuk do kandidonte, prandaj mendoj se zgjedhjet janë të paracaktuara. Jo se manipulohet por anëtarësia zgjedh kryetarin. Zgjedhjet duhet të mbaheshin në 24 korrik. Rruga ligjore nuk ka marrë ende përgjigje për të gjitha përfundimet e zgjedhjeve. Të hysh në një garë për kryetarin, duhet ta mbyllësh kapitullin e zgjedhjeve”, tha Fevziu.