Një vendim i marrë nga Kuvendi, për ndalimin e pjesëmarrjes së gazetarëve gjatë seancave parlamentare, ka ngjallur pakënaqësi të shumta, pasi konsiderohet si cënim i lirisë së mediave.
Pas këtij vendimi, gazetarët do të mblidhen në një protestë ditën e nesërme në orën 09:00 përpara nisjes së seancës plenare në Kuvend.
Vendimi i Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar gazetarët e akredituar nga aksesi i komisioneve parlamentare është cënim i pastër i punës sonë dhe lirisë së medias! Përmes një organizimi spontan, sencibilizues ditën e mërkurë datë 09/06/2021 ftohen të gjithë gazetarët që janë të akredituar në Kuvendin e Shqipërisë që në orën 09:30 para seancës plenare të marrin pjesë në një protestë kundër kësaj vendimarrjeje!
PS. Janë të lutura redaksinë e televizioneve të mundësojnë akses për këtë protestë! Kjo është një betejë për fjalën e lirë dhe raportimin e pavarur” thuhet në njoftim.