Kryeministri Edi Rama ka votuar në mënyrë demostrative për shkarkimin e presidentit Meta, duke mos shkuar fare në dhomat e fshehta.
Rama zgjodhi që të votonte duke e vendosur kryqin në fletën e votimit, në foltoren që përdoret për të folur nga ana e deputetëve.
Në ndryshim nga gjithë deputetët e tjerë të pranishëm, Rama e hodhi fletën e votimit në kuti dhe menjëherë më pas u largua prej sallës së Kuvendit.
Rama foli sot shkurtimisht për shkarkimin e presidentit Meta, për të cilin tha se ndihej i keqarhdur që dikur kishin qenë miq, por tashmë ai kishte shkelur kushtetutën, dhe cënuar rolin si përfaqësues i unitetit të popullit.
Deputetët kanë votuar në shumicë dërrmuese votash pro raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Pas rreth 4 orësh diskutimesh, lidhur me gjetjet e Komisionit 104 deputetë kanë qenë dakord me përfundimet e arritura, duke i hapur rrugë rrjedhimisht shkarkimi të presidentit.