Më datë 19.05.2021, në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë u shpall thirrja për fillimin e procedurave për plotësimin e 2 (dy) nga 5 (pesë) pozicionet e shtuara së fundmi në Prokurorinë e Posaçme, për të gjithë prokurorët që plotësojnë kriteret ligjore për këtë pozicion.

Në mbyllje të afatit, me datë 03.06.2021, mbas verifikimit, aplikuan vetëm 2 (dy) kandidatë për 2 (dy) vende vakante, z. Adnand Xholi dhe znj. Dorina Bejko.

Pas verifikimit nga Komisioni i Posaçëm, kandidatët të cilët plotësojnë kushtet ligjore, sipas rendit alfabetik, janë z. Adnand Xholi dhe znj. Dorina Bejko. Këshilli vendosi unanimisht miratimin e listës me dy emrat e sipërpërmendur që plotësojnë kriteret paraprake për kandidim si Prokurorë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).