Demokratët e Beratit duket se janë të ndarë në përzgjedhjen e emrit të ri të liderit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Një pjesë e anëtarësisë së demokratëve të Beratit vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik Lulzim Bashës,duke vazhduar të besojnë se Basha është i vetmi lider që mund ta drejtojë Partinë Demokratike drejt një fitoreje.
Ata u shprehën humbja e zgjedhjeve nuk ndodhi për faj të Bashës por sepse zgjedhjet u manipuluan dhe votat u vodhën. Një pjesë tjetër e demokratëve beratas shprehen për nevojën e ndryshimit të liderit të partisë, duke deklaruar se Partia Demokratike ka nevojë për ndryshim dhe se zgjedhja e një lideri të ri është zgjedhja më e mirë.
Mes kandidatëve që artikulohet më së shumti prej tyre është Agron Shehaj, i cili mban numrin 3 në fletën e votimit.
Proçesi i votimit për zgjedhjen e liderit të ri të PDSH-së është duke vijuar me ritme të kënaqashme, ndërkohë që pasur edhe probleme të ndryshme teknike si: mosrinovimi në kohë i kartave të anëtarësisë, mungesa në lista apo pretendime të vëzhguesve.
Fax Web