Ish-kryeministri Sali Berisha ka qëndruar në takim për dy orë me Lulzim Bashën, pasi ushtroi të drejtën për të votuar kryetarin e ri të kësaj force politike.
Burime nga selia blu bëjnë me dije se Berisha dhe Basha janë ndalur gjatë në takim mes tyre, që duhet thënë se është i pari pas zhvillimeve të rëndësishme politike, siç ishin humbja e zgjedhjeve të 25 Prillit, dhe shpallja non grata nga SHBA-të e ish-kryeministrit.
Teksa ushtroi të drejtën e tij të votës, Berisha përsëriti deklaratën e tij se nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në krye të PD-së, dhe faktin që zgjedhjet janë mbajtur parakohe.
“Unë besoj se kjo nuk do garë nuk do ta nxjerrë PD më të ndarë, kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre, dhe janë zotuar se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për pd dhe vendin pavarësisht rezultatit.
Ti do të nxjerrësh jo sekretin, por sekretin e sekreteve. Unë jam konsistent në deklaratat e mija”, u shpreh Berisha pas votimit.
Nga ana e tij Basha ishte i pari që votoi rreth orës 10:00 të paradites, dhe po e ndjek të gjithë procesin nga zyra e tij në PD, nga e cila nuk u largua as gjatë tre javëve të fushatës.
3 kandidatët e tjerë në garë kanë ngritur pretendime në lidhje me procesin, por një pjesë e tyre janë rrëzuar nga Jemin Gjana, i cili është dhe kryetari i komisionit për zgjedhjet në PD.