Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton për 38 të infektuar me virusin SARS-Cov2, në 24 orët e fundit për qarkun e Elbasanit, përkatësisht në këto bashki : Elbasan 32 raste, Gramsh 6 raste. Me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me koronavirusin 2 qytetarë nga Elbasani dhe 1 nga Peqini.
MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.