Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani shprehet i bindur se Lulzim Basha nuk mund ta përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Nishani duke komentuar zërat se Basha mund të ketë një presion për ta përjashtuar Berishën, tha se kreu i demokratëve nuk mund ta bëjë një gjë të tillë sepse s’ka mekanizma.

Sipas Nishanit, i cili ishte i ftuar ne Log, Basha e ka betejën me maxhorancën dhe jo me Berishën.

 “Di këtë që nga dita e parë që Basha ka ardhure në krye të PD ka pasur një diskurs publik që Berisha influencon vendimet e Bashës. Që Berisha i ushtron presione etj… nëse ky diskurs ka dominuar në asnjë rast të vetëm Basha nuk e ka përgënjeshtruar apo pranuar. Pse? Nëse do të isha unë do të flisja.

Berishën nuk mund ta largojë Basha sepse s’ka mekanizma. Ai ka votat e shqiptarëve. Nuk parashikon statuti i PD një vendim të tillë. Nëse do shpikë Basha le ta shpikë. PD është votuar me një listë ku Berisha ka marrë votat e veta. Çdo akuzë që mund ti bësh Berishë s’duhet me fakte konkrete. Unë jam për të vendosur debatin mbi bazën e institucionalizimit. Cilido që ka një çështje konkrete për ta akuzuar Berishën ka të drejtën ta bëjë. Unë nuk di sot në tetë vitet e qeverisjes së Ramës të ketë një dosje me akuzë për Berishën. Nëse Basha mendon se betejën e ka me Berishën nuk ma kap dot truri. Betejën e ka me PS,” u shpreh Nishani.

Faxweb