Gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Elbasanit janë rregjistruar shifra të larta infektimesh nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur të dhënat e fundit ku nga testimet e kryera kanë rezultuar 94 qytetarë të infektuar me virusin SARS-Cov2, ku numrin më të lartë e mban Elbasani me 82 raste, i ndjekur nga Peqini me 10 raste dhe Gramshi 2 raste. Me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën 2 qytetarë nga Elbasani dhe 1 nga Librazhdi, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.