Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një gënjeshtar.
Reagimi i tij vjen pas deklaratave të Vladimir Putin ditën e djeshme, i cili tha se Navalny e ka injoruar ligjin dhe e ka ditur se çfarë do t’i ndodhë nëse kthehet nga Gjermania në Rusi.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, Navalny shkroi se Putini ndoshta vuan nga një “sëmundje psikiatrike për shkak të posedimit të shumave pa kufi të parave dhe të qenët në pushtet për një kohë të gjatë“.
“Ai thjesht nuk thotë asnjë fjalë të vërtetë. Edhe kur e di se gënjeshtrat e tij do të zbulohen menjëherë”, shkroi Navalny në Instagram.
Ai u bëri thirrje rusëve që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të cilat pritet të mbahen në shtator për të rrëzuar nga pushteti Vladimir Putinin.
fax web