Së pari Cristiano Ronaldo me Coca Cola, pastaj ishte radha e Paul Pogba me birrën. Pas episodeve të pijeve të hequra gjatë disa konferencave për shtyp, Uefa u kujtoi federatave përkatëse të përfshira se ka detyrime dhe se të ardhurat e sponsorëve janë të rëndësishme për turneun dhe futbollin evropian.

Gjithashtu, UEFA mund të aplikojë edhe gjobat, pasi rastet po përsëriten: “Lojtarët janë të detyruar të respektojnë rregullat e turneut përmes federatave. Nuk do të ndëshkohet kurrë një lojtar drejtpërdrejt. Ne gjithmonë do ta bëjmë atë përmes federatave.

Ne kemi një rregullore të nënshkruar nga pjesëmarrësit, të cilët janë federatat. Në këto raste, mund të gjobiten federatat, ndërsa ato duhet të këshillojnë futbollistët e tyre që mos largojnë sponsorët tanë.”

Coca-Cola dhe Heineken janë ndër 12 sponsorët e nivelit më të lartë për Euro 2020 duke kontribuar në të ardhurat totale të turneut, gati 2 miliardë euro.

Faxweb.al