Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetsisë ka publikuar të dhënat e infektimeve, ku në qarkun e Elbasanit janë rregjistruar 50 raste të reja me Covid-19, përkatësisht në këto bashki: Elbasan 28 raste, Peqin 15 raste, Gramsh 7 raste.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë Telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar me mjekun tuaj të familjes. Telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.