Gara zhvillohet në Belsh
Federata shqiptare e çiklizmit ka organizuar dy garat e kampionatit kombëtar, të kronometrit dhe rezistencës, gara të cilat patën për destinacion qytetin e Belshit.
Në kategorinë kronometër individual, kategoria kadet, me gjatësi 12 km e fitoi çiklisti i ekipit të ″Vllaznisë″, Servet Kastrati me kohën 19 min e 6 sekonda me mesatare 37.9km për orë.
Kronometër individual, kategoria junior me gjatësi 18 km e fitoi ciklisti i ekipit studenti ″Brikel Barci″ me kohën 28min e 35 sekonda me një mesatare 38km në orë.
Ndërsa për sa i përket etapës së dytë, të rezistencës fituesit vijojnë përkatësisht… Ylber Sefa nga ekipi i ″Torteleto Isorex″ u shpall fitues i vendit të parë për kategorine ″Elit″.
Një kampionat i cili zhvillohet vit pas viti ka si synim përkrahjen e talenteve të reja si edhe bashkëpunimin me vendet e tjera fqinje.