Këtë vit më pak turistë
Llixha njihet si një nga zonat më te njohura në qarkun e Elbasanit kryesisht prej turizmit kurativ . Ky fshat vizitohet nga qindra turistë gjatë vitit kryesisht gjatë stinës të pranverës dhe vjeshtës.
Shumë vizitorë vijnë dhe nga vendet fqinje si Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi . Kjo zonë vazhdon të mbetet një nga zonat me të njohura në të gjithë vendin për turizmin kurativ dhe biznese private kanë investuar për ta bërë sa më të tërheqëse por ato shprehen se infrastrukura është një problem madhor që shpesh i ka dëmtuar pasi shumë nga vizitorët zgjedhin të mos kthehen .
Edhe pse mungojnë investimet sa i takon rehabilitimit të qendrës kjo zonë vijon të mbetet një nga pikat kurative më të njohura dhe më të frekuentuara në Elbasan.