Aksi Elbasan-Cërrik është një nga rrugët kryesore e cila lidh Elbasanin me bashkinë e Belshit, Cërrikut ,Gramshit si dhe fshatrat e tyre. Për një kohë të gjatë në këtë rrugë pusetave i’u mungojnë kapakët çka ka sjellë një shqetësim të vazhdueshëm për udhëtarët të cilët kalojnë në këtë aks.
Shumica e kapakëve janë vjedhur nga njerëz për përfitime monetare . Këto puseta vazhdojnë të mbeten një problematikë jo vetëm për kalimtarët por dhe drejtuesit e automjeteve të cilët ndjehen të rrezikuar sidomos gjatë natës kur nuk mund ti shohin.
Shpesh herë ato janë kthyer dhe në burim aksidentesh dhe deri më tani nuk është bërë asnjë investim dhe kjo rrugë vazhdon të mbetet e njëjtë.