“Kam gënjyer dhe i kam thënë gjithë botës se jam mirë dhe jam e lumtur… nuk jam mirë. Nuk jam e lumtur, nuk mund të fle. Jam e nevrikosur. Është çmenduri. Dhe jam në depresion. Qaj çdo ditë”, u shpreh Britney.
Gjithashtu ajo zbuloi se nuk mund të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes.
“Së fundmi më thanë se nuk jam në gjendje të martohem ose të kem një fëmijë. Kam një IUD* (Pajisje që ndalon shtatzëninë – pajisje kontraceptive intrauterine) brenda vetes që të mos mbetem shtatzënë. Do doja ta hiqja në mënyrë që të kem një fëmijë tjetër, por kjo e quajtur ‘skuadër’ nuk më lejon të shkoj te mjeku sepse nuk duan që unë të kem fëmijë të tjerë. Me të vërtetë besoj se kjo kujdestari është abuzive”, tregoi Britney.
Këngëtarja zbuloi se ka pirë litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar.
Ndërkohë pas këtij rrëfimi këngëtarja ka marrë mbështetje nga shumë personazhe të njohur, mes tyre edhe nga ish-i i saj Justin Timberlake.
“Pas asaj që pamë sot, ne duhet ta mbështesim Britney në këtë moment. Përtej të shkuarës sonë, të mirë dhe të keqe, dhe nuk ka rëndësi sa kohë më parë ka ndodhur… ajo që po ndodh me të nuk është e drejtë. Asnjë grua nuk duhet të ndalohet për të marrë vendime për trupin e saj. askush nuk duhet të mbahet kundër dëshirës së tij… apo të kërkojë leje për të pasur akses mbi gjërat për të cilat ka punuar gjithmonë shumë fort
Jessica dhe unë i dërgojmë Britney-t gjithë dashurinë tonë dhe mbështetje absolute në këtë kohë të vështirë. Shpresojmë që gjykata dhe familja e saj të vendosin drejtësi dhe ta lenë atë të jetojë ashtu siç ajo dëshiron të jetojë”, ka shkruar Justin në disa postime në Twitter.
Justin dhe Britney nisën një lidhje dashurie në vitin 1999 dhe u ndanë në 2002-n, 6 vite para se këngëtarja të merrej në kujdestari nga i ati.
icon style