Home AKTUALITET Ka rënë nga kati i tretë i banesës në Lushnje, duke ndërruar...

Ka rënë nga kati i tretë i banesës në Lushnje, duke ndërruar për pasojë jetë 58-vjeçari Albert Taullau.

23

Albert Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, i cili tre vite më parë u shpëtoi dy atentateve. Në qershor të 2019-ës një shpërthim me tritol ndodhi në pallatin e Albert Taullaut, por në banesë nuk ndodhej asnjë pjesëtar i familjes.

“Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Familja Taullau dhe konfliktet 

Albert Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, të cilit në vitin 2018 u shpëtoi dy atentateve. Fatmirësisht, Taullau i shpëtoi atentatit mbrëmjen e 24 nëntorit të vitit 2018, pasi dy persona të maskuar qëlluan me breshëri drejt lokalit, te rrethrrotullimi i Plugut.

Ai mori vetëm një plumb dhe u dërgua për ndihmë mjekësore, por të nesërmen u arratis nga ambientet e spitalit. Saimir Taullau është një biznesmen i fuqishëm në qytetin e Lushnjës, ndërkohë që aktivitetin e tij tregtar e ka zgjeruar dhe në vendet fqinje si Itali e Greqi.

Familja Taullau është përfshirë në një konflikt me grupin e Aldo Bares, ku është vrarë dhe vëllai i Saimirit e Albertit, Baki Taullau.