Moderatorja bukuroshe Fjoralba Ponari feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 27-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë dhuratën e parë e ka marrë nga partneri, Françesko.
Ai i ka dhuruar një libër, brenda të cilit është shkruar historia e tyre e dashurisë me momentet më të bukura. Fjoralba ka publikuar një foto të dhuratës në Instastory, duke shkruar: Dhuratat sentimentale janë më të mirat.
Kujtojmë se identiteti i Françeskos u zbulua vetëm pak kohë më parë. Ai nuk është personazh publik dhe nuk i ka shumë qejf rrjetet sociale, prandaj dhe e shohim rrallë në postet e Fjoralbës.
fax