Ndeshja e fundit e Grupit F të kampionatit Europian midis Gjermanisë dhe Hungarisë zhvilluar më datë 23 qershor, zhvilluar në “Allianza Arena” në Munich, është nën lupën e UEFA-s për rastet e mundshme të racizmit. Një Inspektor etik dhe disiplinor i UEFA-s u caktua për të kryer një hetim disiplinor në incidentet e mundshme diskriminuese që ndodhën gjatë ndeshjes.

Gjermani-Hungari tashmë kishte përfunduar në qendër të vëmendjes edhe para fillimit të ndeshjes për shkak të çështjes së stadiumit.Gjermania kërkoi ta ndriçonte stadiumin me ngjyrat e ylberit si një mesazh solidariteti për komunitetin LGBTQ, por UEFA nuk e lejoi, duke e konsideruar qasje politike.

fax