Xiaomi po punon për versionin MIUI 13 të bazuar në Android 11, i cili me shumë mundësi do të prezantohet në muajin gusht. Ky informacion vjen nga një ekzekutiv i lartë në kompani, i cili foli për ndryshimet në proçedurat interne të testimit të software-it.
Update-i madhor i Xiaomi për momentin është në fazën e testimit. Pas prezantimit ai do të jetë i aksesueshëm në tregun kinez si fillim dhe më pas do të shpërndahet gradualisht në botë.
Për momentin nuk ka ende informacione rreth ndryshimeve që do të vijnë apo cilën design language Xiaomi do të adoptojë. Ne mendojmë se ky update do të vijë tek të gjitha pajisjet e prezantuara nga viti 2019 e më tej.
Gjithashtu Xiaomi po punon për smartphone-in Mi Mix 4, një flagship me pjesët më high-tech të mundshme. Ekziston mundësia që kjo pajisje të prezantohet njëherazi me MIUI 11 në një event që do të organizohet në muajin gusht. Raportimet e tanishme tregojnë se Mi Mix 4 do të përdorë një kamera nën ekran dhe do të ofrojë suport Ultra-wideband.