Bashkia e Tiranës rikthen në treg abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik. Shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga 1 korriku, pas një muaji pezullimi me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin, pasi gjatë muajit qershor Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor realizoi më shpejt në kohë procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës. Ky proces do të shërbejë për kryerjen e një analize studmore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët.