Eksperti i Turizmit Ismail Hoxha, në një lidhje me skype për Fax News, foli në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Velipojë, ku katër persona mbetën të vdekur dhe 2 të plagosur pas përplasjes për ndarjen e hapësirës së plazhit.

Hoxha tha se ngjarje të tilla i japin një imazh negativ turizmit në vend, dhe mund të bëjnë që të ketë një hezitim të turistëve të huaj për të ardhur në Shqipëri, ndërsa shtoi se policia duhet të jetë më aktive sa i takon parandalimit të këtyre konflikteve.

Sipas Hoxhës, konfliktet që ndodhin në bregdet janë të natyrave të ndryshme, ndërsa nuk mungojnë as situatat e konflikteve mes biznesmenëve dhe vetë turistëve, siç janë përshembull rastet e kushteve të shërbimit apo parkingjeve.

“Ka pafund konflikte të tjera që janë në fushën e turizmit, mund të parandalojmë një pjesë të mirë të tyre. Ndarja e territorit duhet të kishte ndodhur të paktën 3 muaj më para, sezoni është hapur që në 1 Maj, ende sot ne nuk kemi ndarje të territoreve, unë besoj shumë që disa prej ngjarjeve mund të ishin parandaluar.

Policia duhet të jetë prezente, në mënyrë që të mos shkojnë njerëzit në vetëgjyqësi. Çdo turist që vjen në Shqipëri sheh situata të papërshtatshme, kjo situatë mund të ndodhë dhe mes një tursti dhe një personi që bën biznes, ka plazhe publike dhe ka plazhe private. Ka pasur shumë konflikte vitin e kaluar, edhe në lidhje me parkimin, që zaptohen dhe nuk dihet nëse duhet paguar apo jo.

Secili prej nesh ka parë situata, ne duhet të mësohemi me një rregull sidomos në fushën e turizmit, nëse dy biznese nuk e gjejnë gjuhën policia të ndërhyjë dhe të marrë masa.

Unë nuk mendoj se prania fizike e policisë do të zgjidhë gjë, madje ndoshta në imazh negativ, që diçka vlon këtu, policia e di mirë se ku janë pikat e nxehta, mënyra më e mirë për ta bërë këtë gjë, është ndarja e saktë e vijës bregdetare, se kjo sjell konflikte mes të gjitha palëve.

Një turist nga jashtë nuk e di atë që ndodh në vendin tonë, ngjarja mund të na dëmtojë imazhin dhe për vitet që do të vijnë. Fatmirësisht këto lloj lajmesh për momentin janë për konsum të brendshëm, dhe sigurisht që tur operatorët i kanë sqaruar turistët që këto ngjarje janë sporadike, dhe në rast se këto do të vazhdojnë të ndodhin, ndikimi do të jetë dhe për vitet e tjera,.

Shqipëria e ka ende imazhin negativ për turistët e huaj, në shyqyr ja arritëm ditës që turistët nuk thonë se në vendin tonë është mafia”, u shpreh Hoxha.

fax