Sado e këndshme mund të jetë që të qëndrosh gjatë verës në ballkon, oborr apo kopsht, mushkonjat që të rrethojnë janë po aq të bezdisshme. Këta ‘vizitorë’ të famshëm, por po aq të padëshiruar tërhiqen nga nxehtësia dhe lagështia e muajve të verës.
Një mënyrë e thjeshtë, por në të njëjtën kohë ekologjike për të hequr qafe mushkonjat, është mbjellja e bimëve aromatike të mëposhtme, të cilat janë efektive në zmbrapsjen e këtyre insekteve të bezdisshme falë aromës së tyre intensive. Për një ballkon, një oborr apo një kopsht pa mushkonja, plot aroma dhe zbukurime të frymëzuara nga natyra.
Citronella
Citronella është një nga bimët më të njohura për heqjen e insekteve. Edhe pse në treg mund të gjeni shumë produkte kundër insekteve që kanë si përbërës kryesor citronelën, është më mirë ta mbillni të tërë në ballkonin, kopshtin ose oborrin tuaj.
Livando
Një nga bimët më të bukura, që meriton një vend brenda dhe jashtë shtëpisë jo vetëm për aromën e saj, por edhe për vetitë kundër insekteve, është livanda.
Borziloku
Borziloku nuk është vetëm një nga bimët aromatike më të njohura, që përdoret si një përbërës kryesor në kuzhinën mesdhetare, por është një barishte po aq i efektshëm në zmbrapsjen e mushkonjave.
Barbarozat
Përveç rolit të tyre dekorativ, barbarozat janë edhe bimë praktike, pasi lulja e tyre vepron si ilaç kundër mushkonjave dhe insekteve në përgjithësi.
Rozmarinë
Një bimë tjetër aromatike që përdoret si në kuzhinën mesdhetare ashtu edhe në ilaçet kundër insekteve është rozmarina. Thuaj lamtumirë mushkonjave.
Mente
Një nga bimët që përdoret në ëmbëltore, por veprimi i saj kundër mushkonjave është po aq efektiv.
fax