Dieta Plank është një regjim ushqimor hiperproteinik dhe hipokalorik që premton humbjen e disa kilogramëve brenda një kohe të shkurtër. Nëntë në dy javë. Dhe kjo është gjithashtu një arsye pse ka fituar shumë popullaritet. Por funksionon vërtet? Dhe mbi të gjitha, a na bën mirë? Nga momenti që parashikon protein me origjinë shtazore, konsumi i tepërt i të cilave nuk është i këshilluar a e aprovojnë nutricionistët? Le të zbulojmë së bashku si funksionon…
Dieta Plank; Si funksionon
Siç e thamë më lart, bëhet fjalë për një dietë hiperproteinike dhe hipokalorike që redukton shumë kalori të cilat derivojnë nga karbohidratet dhe privilegjon proteinat me origjinë shtazore. Si funksionon?
-Zgjat 14 ditë
-Menuja që propozohet është e aksesueshme nga të gjithë dhe nuk parashikon faktorë individualë si indeksi i masës trupore në bazë të moshës për shembull.
-Eliminon karbohidratet e thjeshta dhe komplekse
-Parashikon konsumin e ushqimeve me shumë protein me origjinë shtazore (vezë, mish pule, viçi, kali, peshku)
-Parashikon konsumin e perimeve pak të përpunuara
-Eliminon pijet alkoolike dhe me sheqer
Menuja
Dieta Plank parashikon tre vakte në ditë, nga të cilat mëngjesi me bazë kafeje dhe bukë, drekë e darkë me bazë proteinash shtazore (mish, peshk, vezë, etj) shoqëruar nga perime të ndryshme. Makaronat, sheqernat, drithërat, janë të gjitha të ndaluara.
Shembull menuje
Dita 1
Mëngjesi: kafe
Dreka: 2 vezë të ziera me spinaq
Darka: Biftek dhe sallatë
Dita 2
Mëngjesi: kafe dhe bukë integrale
Dreka: Biftek, sallatë dhe një frut
Darka: Proshutë dhe portokall
Dita 3
Mëngjesi: Kafe dhe bukë integrale
Dreka: 2 vezë të ziera dhe domate
Darka: Proshutë e pjekur dhe sallatë
Dita 4
Mëngjesi: kafe dhe bukë integrale
Dreka: vezë e zier, djathë dhe karota
Darka: kos pa yndyrë dhe një frut
Dita 5
Mëngjesi: kafe dhe bukë integrale
Dreka: peshk dhe domate
Darka: biftek dhe sallatë
Dita 6
Mëngjesi: kafe dhe bukë integrale
Dreka: gjoks pule
Darka: vezë e zier dhe karota
Dita 7
Mëngjesi: një filxhan çaj
Dreka: biftek skare dhe një frut
Darka: sipas dëshirës
Disavantazhet
Si të gjitha dietat e shpejta, edhe Plank nuk duhet të jetë një plan ushqimor afatgjatë sepse privon organizmin nga disa nutrient të domosdoshëm për metabolizmin. Gjithashtu:
Duke qenë një dietë e varfër në karbohidrate dhe shumë proteinike, rrit rriskun për probleme kardiovaskulare
Mund të lodhë mëlçinë
Mund të lodhë veshkat
Rrezikoni ta ndërprisni para kohe duke marrë mbrapsht kilet e humbura