Këngëtarja e njohur shqiptare, Poni ka humbur njeriun e shtrenjtë, kushërirën e saj të cilën e konsideron si një motër. Këtë lajm të hidhur e ka dhënë vetë artistja përmes një postimi mjaft të ndjerë në rrjete sociale.
“Kush do me zgjoj nga kjo enderr e keqe, e tme thote se ti je me ne E bukura ime ti! Per cfare te qaj motra jote per ty , per rinine tende apo tre yje qe ke lene mbrapa . O zot i madh ma bej engjell kete lule te bukur , qe na copetoj zemren! Mos ki merak e shtrenjta ime per Elen ,Naden dhe Martinin do tu gjendemi gjithmone prane sa te mundim. Kur te vi ne itali une do pres te hysh si flutur , e te ulesh ne supin tim e te kendosh bashke me mua o e bukura ime”, ka shkruar Poni.
Po ashtu, mes dhimbjesh, këngëtarja ka publikuar një shkrim në “InstaStory” dhe ka prekur të gjithë me fjalët e saj.
“Kur erdhi motra jote te pa në spital, përpara një jave mu ca zemra nga një dhimbje që nuk ja uron as armikut. Motër zoti nuk më dha, por unë kisha ty dhe të gjitha kushërirat e mija si motra. A të kujtohet ty e bukura ime kur ishe e vogël dhe kishte lidhur një fjongo të kuqe u rrezove dhe thyeve krahun, dhe të gjithë të thanë mos e lidh me fjongon, po nuk ek ishte fajin fjongo po syri që shkonte tek bukuria jote o shpirti i motrës. Po kur të thoja o motra sa e bukur je dhe duke qeshur ma ktheje, jemi fis i bukur nuk kam faj. Ah sikur ta dije se çfarë na ke bërë, na i ke këputur shpirtin”, ka shkruar Poni mes dhimbjes së madhe.
icon style