Si sot 3 vite më parë, Afërdita Dreshaj kuroriëzoi me martesë dashurinë e saj me Jakub Kindl. Ditën e sotme për këtë rast të veçantë, bukuroshja shqiptare është bërë nostalgjike dhe ka ndarë në Instagram disa foto nga dita e saj e dasmës. Ajo i ka bërë dhe një dedikim shumë të ëmbël bashkëshortit për përvjetorin.
“3 vite më parë, u martova me ty dashuria ime. do të eci me ty përgjithmonë. Do të kërcej me ty përgjithmonë. Dashuria ime e përjetshme, gëzuar përvjetorin”, ka shkruar Afërdita përkrah fotove nga dasma.
Gjithashtu ajo ka treguar se ka marrë një surprizë shumë të këndshme nga Jakub për këtë rast. Ai i ka blerë një tufë me trëndafila të bardhë, që ja ka lënë Afërditës mbi tavolinë për ta surprizuar në mëngjes. Më vonë Afërdita ka treguar se ka udhëtuar bashkë me Jakub për të festuar vetëm për vetëm këtë ditë speciale.
Kujtojmë se modelja dhe partneri i saj Jakub Kindl u bënë prindër para pak muajsh. Modelja solli në jetë një djalë, të cilin vendosi ta pagëzonte me emrin Sky Blue. Vogëlushi festoi 3 muaj jetë në 16 qershor dhe ai ka qenë bekimi e lumturia më e madhe për mami Afërditën dhe babi Jakub këto kohë.
icon style