Te Real Madridi problemet financiare janë shfaqur edhe te ekipi i femrave krahas skuadrës së parë ku legjenda Ramos nuk arriti të rinovonte për shkak të diferencave në kërkesë-ofertë.

Edhe pse në një situate të tillë, ylli shqiptar i skuadrës spanjolle, Kosovare Asllani ka vendosur të rinovojë kontratën me Real Madrid edhe për një sezon duke treguar një lidhje të forte me këtë ekip.

Kaos dhe frikë nga variant Delta, Anglia pa tifozë në “Olimpico”
Futbollistja kosovare që përfaqëson tashmë prej vitesh Suedinë, pati kërkesa fillimisht për rishikim të pagës për të rinovuar dhe pas një takimi me drejtuesit ku kuptoi situatën, ajo vendosi të dëgjonte zemrën dhe jo ofertat që nuk mungojnë, për të rinovuar kontratën edhe me një tjetër vit.

Ndryshe nga lojtarja tjetër, Jakobsson që vendosi të mos firmosë, 31-vjeçarja dha “OK” për firmën në kontratën e re dhe nuk e fshehu diçka të tillë as me fjalë.

“Mendoj se kemi patur një sezon shumë të mirë, sepse ishtë viti i parë i Real Madridit në këtë nivel. Gjëja më e rëndësishme është që ne kemi arritur një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë, tha Kosovare Asllani.

Futbollistja shqiptare mori çmimin e lojtares më të mirë të sezonit te Real Madrid ku arriti të shënonte 16 gola në 29 ndeshje dhe padyshim u bë edhe golashënuesja më e mirë e “los blancos”.