Home SHOWBIZ E përshkroi kujdestarinë nga babai si një skllavëri të vërtetë, kërkesa e...

E përshkroi kujdestarinë nga babai si një skllavëri të vërtetë, kërkesa e Britney Spears hidhet poshtë nga Gjykata

11

Britney Spears i shokoi të gjithë javën e shkuar pas rrëfimit të saj në gjykatë mbi kujdestarinë e të atit. Ajo tregoi se për shkak të kujdestarisë i është shkatërruar jeta dhe i kërkoi gjykatës që t’i japë fund sa më parë pa bërë asnjë vlerësim.

Këngëtarja tregoi se i është nënshtruar vlerësimeve të shumta psikike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears, përmes kontrollit të tij. Gjatë dëshmisë së saj, Birtney tregoi se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë në të ardhmen. Por ajo tha se nuk i lejohet të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes. Këngëtarja i kërkoi gjykatësit të ndërpresë menjëherë marrëveshjen ligjore dhe ajo e përshkroi kujdestarinë nga babai si një skllavëri të vërtetë.

Gjithashtu Britney zbuloi se ka pirë ilaçe litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar. Së fundmi, gjykatësja e kësaj çështje ka mohuar kërkesën e saj për të hequr kujdestarinë e të atit.

Gjykatësja Brenda Penny, që kryeson çështjen përpara Gjykatës Supreme të Los Angelesit, nënshkroi një vendim të ri, i cili vazhdon t’i japë babait të këngëtares Jamie Spears kontrollin mbi jetën e saj. Detaje të mëtejshme se pse ajo e bëri atë vendim nuk janë bërë të ditura, megjithëse një peticion i ri që kërkon lirinë e Spears pritet të paraqitet së shpejti.