Prej 22 vitesh në shkollën Hamid Mullisi nuk është bërë asnjë investim sa I takon infrastrukturës duke e lënë këtë shkollë me kushte të përshtashme për zhvillimin normal të mesimit. Për 300 nxënësit të cilët mësojnë këtu është kthyer në një problem zhvillimi normal I proçesit mësimor .Edhe pse kërkesat kanë qenë të vazhdueshme drejtuar institucionit vendor sërisht nuk është bërë asgjë çka ka detyruar pridërit e nxënësve që të mblidhen sërisht ti dërgojnë një tjetër kërkesë zyrtare bashkisë së Elbasanit.
Një përqindje e konsiderueshme e nxënësve që mësojnë këtu I përkasin komuniteteve ndaj edhe prindërit shprehen se ata dëshironin që mesimi te zhvillohet në menyren e duhur dhe per femijet e tyre .Thonë se nese gjendja do te jete e njete do te fillojne protestat pasi deri me tani nuk ka asnje ndryshim.
Për vite me rradhë nxenesit e kesaj shkolle kerkojne kushte minimale per ta dhe se deshira për të mësuar si gjithe te tjerët nga ana e tyre nuk mungon por kushtet jane bere nje pengese e madhe per ta.Kërkesa e drejtuar bashkisë së Elbasanit pikërisht pas përfundimit të vitit shkollor lidhet me mundësinë e ndërhyrjes nga ana e bashkisë gjatë muajve të verës në mënyrë që në Shtator nxënësit të kenë ambiente të rikonstruktuara.