Aktorja amerikane Allison Mack, e njohur në spektaklin “Smallville”, është dënuar me tre vjet burg për rolin e saj në kultin që ka të bëjë me akte seksuale, i quajtur Nxivm. 38-vjeçarja ka pranuar akuzat për komplot në prillin e vitit 2019 që lidhen me përpjekjet e saj për të rekrutuar gra.
Vitin e kaluar, udhëheqësi i këtij kulti, Keith Raniere u dënua me 120 vjet burg për disa krime, përfshirë detyrimin e grave në marrëdhënie seksuale dhe duke i kthyer në “skllave” të seksit. Sipas BBC, para shqiptimit të dënimit, Mack u kërkoi falje viktimave të saj.“Ky ishte gabimi më i madh në jetën time. Më vjen keq për ata që i kam sjellë në Nxivm. Kërkoj falje që ju kam ekspozuar ndaj skemave abuzive të një burri të çuditshëm“