Para disa kohësh Realme tregoi se po punon për realizimin e një strategjie dual-flagship, ku njëra prej tyre do të fokusohej në performancë dhe tjetra në cilësinë e kameras.
Ditën e sotme një leaker i bazuar në Kinë zbuloi se prodhuesi i smartphone-ve mund të jetë duke bashkëpunuar me Kodak në krijimin e Realme GT Master Edition. Ky smartphone pritet të lançohet së shpejti dhe mund të vijë me një ekran 6.5 inç AMOLED me refresh rate 90Hz. Proçesori i përdorur mund të jetë Snapdragon 870 SoC i cili do të shoqërohet me 12GB RAM dhe një sistem me 3 kamera në pjesën e pasme, ku sensori primar do të jetë 108MP.
Këtë gjë do ta vërtetojmë në momentin kur ta shohim drejtpërsëdrejti produktin dhe ta testojmë atë. Nga ana tjetër po dëgjohen disa raportime se dhe Xiaomi do të bëjë një bashkëpunim të tillë me Leica, ndërsa Samsung me Olympus.