Anglia do të përballet me Ukrainën mbrëmjen e sotme në stadiumin ‘’Olimpiko’’ të Romës për të luftuar për një biletë në gjysmëfinale të Europianit.
Sipas mediave italiane, Roma është blinduar nga 3 mijë agjentë dhe shumë pika kontrolli pasi ekziston frika që shumë tifozë anglez të udhëtojnë në minutën e fundit drejt Italisë dhe përbëjnë rrezik për popullatën.
Në Angli vetëm ditën e djeshme kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 27 mijë njerëz dhe kjo mund të sillte pasoja të mëdha dhe në popullatën italiane.
5 pika kontrolli janë ngritur anësh stadiumit për të skanuar çdo tifoz, ku shumica e tyre kanë mbërritur ditën e djeshme, por nuk përjashtohet një lëvizje masive dhe prag ndeshjes së mbrëmjes.
panorama