Në qarkun Elbasan gjatë 24 orëve të fundit kemi pasur reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Në aksin rrugor nacional Elbasan-Qafë-Thanë në Pishkash dhe tek Kthesa e Murrashit ka pasur rënie inertesh gjatë natës. Janë marrë masat nga firmat kontraktuese dhe është normalizuar situata. Qarkullimi nuk është ndërprerë, dhe vazhdon normalisht.
Gjithashtu edhe në aksin rrugor Gramsh-Moglicë në vendin e quajtur Bratilë, ka pasur rënie të inerteve të cilat me ndërhyrjen e firmës kontraktuese janë pastruar.
Nuk kemi probleme ne furnizimin me energji elektrike.
Janë porositur strukturat e emergjencave në bashki dhe degët territoriale të jenë në gadishmeri për ndonjë situate që mund të vijë nga situata e motit këto ditë.