Kur kanë kaluar disa ditë nga skandali i plehrave në Spille, nuk ka asnjë reagim nga ana e autoriteteve, përshirë edhe kryebashkiakun e Kavajës, Redjan Krali, i cili ka refuzuar që t’i përgjigjet interesit të Fax News, duke mos i hapur telefonin.
Burime bëjnë me dije se plehrat vazhdojnë që të digjen në zonë, shumë pranë plazhit të Gjeneralit, ndërkohë që Bashkia e Prokuroria e Kavajës nuk kanë reaguar për çështjen.
Qindra tonelata mbetjesh digjen në ambient të hapur, prej disa ditësh dhe nga Prokuroria nuk ka asnjë reagim.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pa reagim për landfillin ilegal, ndërkohë që depozitimi i mbetjeve në ambient të hapur është një krim mjedisor.
fax