Ndodh që një projekt që është trumbetuar se do të bëjë “namin”, rezulton të mos i përmbushë prishtshmëritë tona. Këtë gjë e ka cekur dhe Ronela Hajati me një postim që ka bërë së fundmi, ndërsa nuk ka kursyer dhe “thumbat” ndaj kolegëve.
Në një reagim në Instastory, autorja e hitit “Pa Dashni” shkruan se projektet “gjigande” që paralajmërojnë artistët në fakt rezultojnë materialet më të thjeshta që nuk lënë një impakt të jashtëzakonshëm tek publiku. Nuk dihet se për cilin artist e ka Ronela, pasi nuk ka dhënë më shumë detaje.
“A më duket vetëm mua, apo të gjitha projektet “gjigante” apo bashkëpunimet që mezor i presin të gjithë, rezultojnë këngët dhe materialet më të zakonshme ever? Hmm” shkruan ajo. Ndërkohë, kujtojmë që Ronela po punon për të sjellë së shpejti albumin e saj që do të jetë vizual dhe do të ndahet në dy pjesë. /abcnews.al