“Ia mbushën trupin me plumba”. Është ky rrëfimi i bashkëshortes së presidentit të Haitit, të vrarë në banesën e tij në mes të natës. Martine Moise, tha se sulmi ndodhi aq shpejt, sa që presidenti Jovenel nuk mundi të thoshte as edhe një fjalë të vetme.
Atentati ndodhi më 7 korrik, nga 28 mercenarë të huaj. Zonja e parë e Haitit mbeti e plagosur gjatë sulmit dhe u dërgua menjëherë në Florida për trajtim. Së fundmi publikoi në twiter një mesazh audio duke thënë se do të vazhdojë punën e bashkëshortit.
Ajo thekson se bashkëshorti iu vra për motive politike, veçanërisht përmend një referendum për ndryshime në kushtetutë që do t’i garantonin presidentit më tepër pushtet.
Mbetet ende e paqartë se kush qëndron pas këtij sulmi, megjithatë anëtarë të opozitës ngrenë dyshime lidhur me atë çfarë ndodhi.
fax