Mediat e huaja kanë bërë publike fotot që tregojnë 31-vjeçarin që ndodhej pranë një turme ndërsa Jolie shihej krah dy fëmijëve të saj.
Dyshja e famshme që deri tani mendonim se s’kishin asnjë të përbashkët, në fakt janë parë duke darkuar në një restorant italian në Santa Monika, Kaliforni.
Megjithëse shijuan për orë të tëra darkën së bashku e biseduan gjerë e gjatë, ata dolën të ndarë nga restoranti për të mos ngritur ende dyshime për raportin e tyre.
Por, është tepër vonë! Të gjithë besojnë se pas këtij takimi fshihet një njohje e re, për të cilën duam të gjithë të mësojmë më shumë!
Teksa Jolie është single dhe merret ende me gjyqet e kujdestarisë së fëmijëve me ish-in, Brat Pitt, i ka dhënë një mundësi vetes me këngëtarin e “Blinding lights”.
Nga ana tjetër, The Weeknd po shijon kulmin e karrierës së tij dhe numëron hite, të cilave iu shtua edhe projekti i fundit me Doja Cat, i titulluar “You right”.
Nëse ende s’e keni dëgjuar, po jua lëmë ta shijoni më poshtë këngën e The Weeknd dhe Doja Cat.
icon style