Microsoft po nxit përdoruesit të instalojnë menjëherë update-in e fundit pasi security researchers zbuluan një të metë serioze në sistemin operativ.

Kjo e metë, e njohur si PrintNightmare, prek shërbimet Windows Print Spooler. Kërkuesit në kompaninë cybersecurity Sangfor aksidentalisht publikuan një guidë se si të përfitoni nga kjo e metë.

Përmes një tweet-i ata njoftuan se në fund të muajit maj kishin gjetur disa të meta në Print Spooler, e cila lejon përdorues të ndryshëm të kenë akses në printer. Kërkuesit publikuan një dëshmi të konceptit gabimisht dhe më pas e fshinë, mirëpo ishte tepër vonë pasi ajo ishte publikuar në shumë website të tjera, duke përfshirë dhe GitHub.

Microsoft paralajmëroi se hakerat që përfitonin nga kjo e metë mund të instalojnë programe, të shikojnë të dhëna dhe t’i fshijnë ato ose mund të krijojnë dhe adresa të reja. Në këtë mënyrë hakeri ka mjaft fuqi për të kontrolluar PC tuaj dhe të shkaktojë një dëm serioz.

Pasi nga kjo e metë u prek dhe Windows 7, të cilin Microsoft prej 1 viti nuk e suportonte më, kompania u detyrua të nxirrte një patch për zgjidhjen e këtij problemi.

Sapo update-i të jetë shkarkuar në pajisjen tuaj, ne ju këshillojmë ta instaloni për t’u mbrojtur nga persona të ndryshëm me qëllime të këqija.

geek