Eksperti i Ekonomisë Dritan Shano, ka qenë sot në një lidhje skype me Fax News, ku ka komentuar ligjin e ri të prokurimeve publike, dhe zhveshjen e kryeministrit Rama nga përgjegjësia për tenderat abuziv.

Shano tha se në krahasim me pushtetin qendror bashkitë tenderojnë shuma të vogla parash, dhe se çështja e prokurimeve publike nuk mund të zgjidhet me presione dhe me shantazhe publike.

Sipas Shanos, ka ardhur koha që të ketë përgjegjësi personale në lidhje me abuzimet me tenderat, pasi vetëm në këtë mënyrë administrata do të ngrihet në nivele të tilla, që të kundërshtojë urdhërat e dhëna nga drejtuesit politikë.

“Mua më duhet të shoh rezultatin, derisa të shoh rezultatin jam dyshues për ruajtjen e financave publike, dhe ndalimin e shpërdorimit të tyre.

Mazhoranca aktuale e ka çuar abuzimin me paratë publike në nivele shumë të larta, kjo që po ndodh është një sinjal i mirë, por në këtë lëm të tenderave ka shumë për të bërë, kjo qeveri ka krijur monopole duke i dhënë paratë në pak duar.

Ky diskutim është kompleks, por kjo që po ndodh është gërvishtje në të gjithë atë që ka ndodhur në këto vite. Partitë kanë dështuar që ti thonë popullit se nuk e duan pushtetin për tendera.

Bashkitë kryejnë një përqindje shumë të vogël të tenderave publikë, kështu që ajo që ato tenderojnë është mikroskopike në krahasim me atë në nivel qendror.

Më lejo të them që unë këto ekspacione të kryeministrit janë në nivel propagande, prokurimi publik nuk disiplinohet me kërcënime ndaj të tjerëve, kur të gjithë e dinë që ai është maja që imponon dhe standardin e qeverisjes.

Prokurimet publike kanë tjetër mënyrë sesi adresohen, dhe kjo bëhet duke zbatuar ligjin, ti nuk mund të bësh një tender pa pasur më parë një analizë të kostove dhe fitimeve.

Unë nxis përgjegjësinë personale për çdo veprim që kryhet, pasi pandëshkueshmëria ka krijuar kulturën ”hë mo se më mbron shefi”, në momentin kur kuptohet se kjo nuk ndodh, atëherë administrata publike bën rezistencë ndaj administratës politike”, tha Shano.

fax