Afrika e Jugut është përfshirë javën e fundit nga disa protesta masive që janë shtrirë në pjesën më të madhe të tërritorit për shkak të burgosjes së ish-presidentit Jacob Zuma.
Protestuesit u përplasën me policinë duke shkatërruar qendrat tregtare ndërsa zhgënjimet për varfërinë dhe pabarazinë u shndërruan në trazirat më të këqija të vendit në vite.
“Asnjë turmë e pakënaqur nuk i jep të drejtën askujt për të plaçkitur, vandalizuar dhe bërë si të duan dhe shkelin ligjin,” tha Ministri i Policisë Bheki Cele në një konferencë shtypi.
Mbështëtësit e presidentit dolën në rrugë javën e kaluar, por situata është evoluar në një zemërim për varfërinë e vazhdueshme dhe pabarazinë në Afrikën e Jugut 27 vjet pas përfundimit të aparteidit.
Protestat kanë kulmuar ditën e sotme ku policia më e madhe në numër u duk e pafuqishme për të parandaluar sulmet dhe plaçkitjet ndaj bizneseve në provincën KëaZulu-Natal të Zumas dhe në provincën Gauteng, ku ndodhet qyteti më i madh i vendit, Johannesburg.
Deri në 30 njerëz janë vrarë gjatë trazirave, katër në Gauteng dhe 26 në KëaZulu-Natal, sipas autoriteteve shtetërore dhe provinciale. Ministri i Policisë Cele vendosi numrin zyrtar të vdekjeve në 10.
fax