Tag Heuer ka bashkëpunuar me Super Mario për të krijuar një version të limituar të orës smart, Connected, e cila përdor sistemin operativ Wear OS.
Detajet zyrtare të mëtejshme të këtij smartwatch nuk janë publikuar ende pasi pritet të ketë një prezantim në 15 korrik, mirëpo Engadget, TechCrunch dhe WorldTempus kanë postuar disa stories me shërbimet kryesore të Tag Heuer Connected. Hardware-i duket identik si në versionet e mëparshme, me ndryshimin e vetëm në kurorë ku është printuar shkronja M, që simbolizon Mario-n.
Ky smartwatch do të vijë me një kasë 45mm dhe dy rripa të ndryshëm: njëra e përbërë nga goma e kuqe e kombinuar me lëkurën e zezë dhe tjetra e krijuar vetëm nga goma e kuqe.
Connected do të përdorë një “gamification rewards system” me përshëndetje nga Mario dhe animime të bazuar në Mbretërinë e Kërpudhave. Do të jenë 4 Mario watch faces, duke përfshirë dhe një ndërfaqje “Timekeeping” e cila përfshin elemente nga versioni i Super Mario Bros i 1985.
Tag Heuer thotë se po konsideron ofrimin e këtyre animimeve të veçanta dhe në versionet e tjera të Tag Heuer Connected më vonë gjatë këtij viti. Ky mund të jetë një lajm tepër i mirë për të gjithë personat që e blenë një orë të tillë, e cila fillon me çmimin $1,800 dhe mund të shkojë deri në $2,350.
Ora smart Mario do të jetë tepër ekskluzive, pasi kompania do të prodhojë vetëm 2,000 modele, dhe do të ofrohet në çmimin $2,150.
geek