Daljen e parë të Samanta Karavellos në ekran, shumë njerëz mund ta kujtojnë nga spektakli ‘Ethet e së premtes mbrëma’, por sot kemi një video akoma më të hershme.
Organizatorja dhe prezantuesja ikonë e festivalit mbarëkombëtar për fëmijë të Shkodrës, Manjola Lloja ka publikuar një material ku Samanta shumë e vogël, me jakë të bardhë, fjongo në flokë e dhëmbët e qumështit të rënë, këndon këngën e nënës.
Vëmë bast që edhe po të mos ua kishim treguar emrin, do ta kishit njohur Samantën edhe pas 25 apo 26 viteve. Vetëm disa ditë më parë këngëtarja festoi 31 vjetorin e lindjes.
living