Në vitin 2019 pati shqetësim për shëndetin e Angela Merkel, kur ajo u kap nga kamera teksa dridhej. Gjatë ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes së Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, imazhi i hekurt i kancelares së fuqishme gjermane u rrëzua.

Gjatë himnit gjerman, Merkel filloi të dridhej në mënyrë të pakontrolluar. Kjo u përsërit edhe në raste të tjera.

Çfarë ka ndodhur?

Përgjigja e enigmës është dhënë vite më vonë ish-Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Në një dokumentar të RTL, Juncker tregon atë që Merkel i rrëfeu atij. Kancelarja ishte shumë e shqetësuar pas incidentit të dytë. “Kam frikë se kjo do të ndodhë përsëri dhe përsëri”, i kishte thënë ajo Juncker.

“Ishte shumë e turpshme për të që të ulej ndërsa priste vizitorë nga vendet e huaja. Megjithatë, arsyeja kryesore nuk ishte psikologjike ose mendore. Kjo grua punonte 17 dhe 18 orë në ditë, madje as burrat më me përvojë nuk mund ta durojnë atë”, zbuloi politikani.

Merkel ka shërbyer si kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005 dhe do të largohet nga detyra në shtator të këtij viti.

Ajo është etiketuar gjithashtu si udhëheqësja de-facto e Bashkimit Europian. Përpara largimit të saj si Kancelare, Merkel mbajti një konferencë të përbashkët shtypi të enjten me Presidentin e SHBA Joe Biden. Gjatë konferencës për shtyp, dyshja konfirmoi frikën e tyre ndaj agresionit në rritje të Rusisë.

fax