Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter goditi Kretën këtë të dielë në mëngjes.
Epiqendra u raportua 20 kilometra në juglindje të qytetit të Heraklios.
Thellësia e dridhjeve, që u regjistruan në orën 07:56 të mëngjesit, vlerësohet 17.1 kilometra.
Sipas Institutit Sizmologjik të Athinës tërmeti u ndje pothuajse në të gjithë Kretën./ Abcnews.al