Ekspertët kanë paralajmëruar se përgjigjja e email-eve jashtë orarit të punës mund të rrisë riskun e lodhjes emocionaledhimbjeve të kokës dhe të kurrizit dhe stresit tek këto persona. Pritja në mënyrë konstante e njoftimeve në shtëpi prek metabolizmin dhe imunitetin, duke e bërë një person më pak të mbrojtur nga infeksionet, rritja e presionit të gjakut dhe depresioni.

Në këtë studim të drejtuar nga University of South Australia morën pjesë 2,200 punonjës akademik dhe profesional nga 40 universitete të ndryshme nga muaji korrik deri në nëntor të vitit 2020. 21% e pjesëmarrësve kishin një supervizor i cili priste prej tyre përgjigjjen e mesazheve, telefonatave dhe email-eve që lidhen me punën dhe pas orarit të punës.

55% e këtyre pjesëmarrësve pranuan se komunikojnë rreth punës me kolegët në mbrëmje, ndërkohë që 30% e tyre komunikonin dhe në fundjavë.

Personat që kishin një supervizor shfaqën nivelet më të larta të stresit(70.4%), në krahasim me ato që nuk kishin një supervizor (45.2%). Ata ishin gjithashtu më të lodhur emocionalisht (63.5% krahasuar me 35.2%) dhe raportuan për probleme shëndetësore si dhimbje koke dhe kurrizi.

Megjithatë dhe personat që kontaktoheshin nga kolegët e tyre shfaqën nivele të larta stresi psikologjik, lodhje emocionale dhe probleme të tjera shëndetësore.

“Kur punonjësit i përgjigjen telefonatave të punës në shtëpi, nuk arrijnë të rekuperohen nga puna si fizikisht dhe mendërisht.” tha autorja e studimit Amy Zadow.

geek