Numri i viktimave nga përmbytjet në Evropën Perëndimore e ka kaluar shifrën e 180 personave ndërsa operacionet kërkim-shpëtimit në zonat e përmbytura vijojnë.
Sipas policisë lokale, zona e goditur më rëndë Ahrëeiler, pjesë e landit gjerman të Rhineland-Palatinate numëron më shumë se 110 viktima. Numri i të vdekurve në landin fqinj, Rhine-Ëestphalia është 45, mes tyre edhe katër zjarrfikës.
Belgjika ka konfirmuar gjithashtu 27 viktima. Kancelarja Angela Merkel vizitoi të dielën Schuld-in, një fshat pranë Ahrëeiler-in rajonin më të goditur nga përmbytja.
Shirat e furishëm ushqyen të tjera përmbytje gjatë fundjavës në juglindje të Gjermanisë dhe Austri, por jo në nivelin shkatërrues që shkaktuan rreshjet e javës së kaluar.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhte, uji dhe balta kanë marrë përpara qytete të tëra duke shkaktuar një masakër të vërtetë natyrore.
fax