Kjo verë është karakterizuar nga temperatura të larta. Nga ana tjetër, vazhdimisht mjekët kanë apeluar të tregohet kujdes me ushqimin që konsumoni. Por në Peqin është e pamundur që të marrësh masa, pasi tregtarë e fermerë shesin në tokë nën ekspozimin e pluhrave”.
Në tregun e Peqinit është një katrahurë e vërtetë. Sikurse duket në pamje aty shitet që nga bulmeti, fruta-perimet, e deri te veshëmbathet e këpucët. Shpesh pa një mbulesë sipër dhe të vendosura në tokë nuk plotësojnë as kushtet më minimale të higjenës, sikurse kërkohet nga autoritetet . Pandemia është ende mes nesh, ndërsa pushteti local në Peqin nuk ka marrë asnjë masë për të krijuar kushte të përshtatshme tregtimi. Blerësit e pranojnë rrezikun që I kanoset , sidomos në këto ditë të nxehta, por pohojnë se nuk kanë zgjidhje tjetër. Shpesh thonë I pastrojnë perimet me sodë dhe ujë të nxehtë.
Nga ana e tyre tregtarë e fermerë e pranojnë menyrën aspak të duhur të tregtimit, por thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër. Sipas tyre pavarësisht se I paguajnë bashkisë taksat nuk u ka krijuar kushtet e duhura për të tregtuar.
Si
Në lidhje me mungesën e një tregu të mirëfilltë në Peqin pushteti local bën me dije se projektin e kanë gati, por se janë në pritje të financimit nga qeveria. Peqini është një ndër qytetet që pothuajse nuk ka njohur fare investime.
Egnatia news